Basha pret në zyrë ambasadorin hollandez: Ndava shqetësimin për shkeljen e standarteve në zgjedhje, korrupsionin dhe lidhjet e krimit me politikën
Lajmin e ka bërë publik vetë kryedemokrati përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se kryefjalë e takimit ishte procesi i integrimit.
Basha thekson gjithashtu se ndau me ambasadorin shqetësimin për shkeljen e standarteve në zgjedhje, korrupsinin dhe lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet”, shkruan Bashan në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



