E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Programi ynë, program qeverisës që do të rimëkëmbë vendin
Publik News

Basha: Programi ynë, program qeverisës që do të rimëkëmbë vendin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur prezantimin e Programit Ekonomik të Partisë Demokratike, duke shpalosur një vizion të qartë për zhvillimin sektor më sektor.Basha në krye të fjalës foli për “një seri prezantimesh të vizionit tonë për Shqipërinë dhe shqiptarët, të programit tonë qeverisës “Shqipëria fiton”.

“Për muaj të tërë, – tha Basha, –  së bashku kemi punuar me ekspertët më të mire të vendit, me ndihmë të jashtëzakonshme nga ekspertët më të mirë të ekonomisë, të financave, turizmit, të arsimit, të shëndetësisë, çështjeve sociale, por po kështu edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, partive tona simotra, instituteve dhe fondacioneve, nga Gjermania deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe në Itali, në Greqi e kudo. Kemi punuar për t’i sjellë Shqipërisë një plan serioz zhvillimi, që do të rimëkëmbë dhe do ta gjallërojë ekonominë tonë dhe që do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

kemi kushtuar shumë kohë, themi muaj po në fakt po mbushen dy vite. Sepse këtë herë duam të sjellim para jush një program pune, një program qeverisjeje, një program të zbatueshëm që do t’u shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe jo thjesht një partie politike apo një fushate elektorale. Ky është një program që do ta çojë Shqipërinë përpara, menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit.

Megjithatë jam i vetëdijshëm se çfarë ju shkon ndërmend shumë prej jush dhe çfarë po ju kujtohet tani.

Keni dëgjuar kaq shumë premtime këto tetë vite, jeni lodhur nga ata që ju premtojnë botën dhe nuk ju japin asgjë. Ndodhi me kryeministrin në ikje i cili premtoi qindra, mijëra vende pune, por në fakt me të dhe nën të, radhët e të papunëve u shtuan dhe mijërave të pamundurve për punë iu hoq edhe buka e gojës, ndihma sociale. Premtoi të ulte koston e jetës për 97% të shqiptarëve, por me të kostoja e jetës për shqiptarët është rritur në shifra rekord. 40% gjatë viteve të sundimit të tij.

Premtoi ta bënte më të fortë ekonominë tonë, por ekonomia jonë është në kolaps dhe krizë totale dhe është tërësisht e shkatërruar dhe e paaftë të përballet me sfidat e përditshme të shqiptarit. Premtoi ta bënte më të fortë ekonominë tonë, por ekonomia u shkatërrua dhe shqiptarët po e paguajnë ditë për ditë në xhepat e tavolinat e tyre të zbrazura. Kjo do të marrë fund.

Kjo kulturë e premtimeve pa doganë dhe pastaj braktisjes së tyre totale do të marrë fund. Ndaj nuk kam dalë sot para jush të premtoj gjëra që nuk bëhen kurrë realitet. Planet që po nisim të shpalosim sot dhe javët në vijim nuk janë premtime. Janë angazhime të padiskutueshme të miat si kryeministër dhe të ekipit tim përpara jush, përpara çdo shqiptari dhe si të tilla do të përmbushen.

Një kryeministër që nuk është i aftë t’i përmbushë angazhimet që merr përsipër duhet të largohet. Unë sot marr këtë barrë të përgjegjësisë para jush. Jo pas 8 vitesh por direkt në katër vitet e para sipas një plani të detajuar muaj pas muaji, javë pas jave, ditë pas dite. Ka ardhur koha për ndryshim.

Ka ardhur koha ta ndryshojmë Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri e të sjellim një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Edhe unë sot nga kjo foltore mund t’ju premtoj 500 mijë vende pune, pagën minimale 500 euro, por ky do të ishte manipulim dhe unë nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra.

Koha e matrapazëve politikë që shesin shpresa boshe për të blerë pushtet për vete ka mbaruar. I keni parë çfarë kanë bërë për ju dhe çfarë kanë rrëmbyer për vete, por para se të shpalos angazhimet e qeverisë së re, dua të flas për objektivat e planit tonë që do t’i arrijmë përmes këtij programi dhe kur them objektivat, e kam fjalën për objektivat e Shqipërisë. Objektiva nga të cilat do të përfitojmë të gjithë, të gjitha familjet tona. Dyfishimi i të ardhurave për frymë është objektivi ynë parësor, pasi kjo prek dhe përmirëson jetët e të gjithë shqiptarëve, të çdo familjeje, të çdo shtëpie, të çdo fëmije, prindi, gjyshi e gjysheje. Koalicioni ynë qeverisës angazhohet përmes programit tonë që shënjestron sektorë të caktuar të dyfishojmë të ardhurat për frymë.

Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike.

Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme. Javët në vijim shpalosja e ofertës tonë do të bëjë qartë kategori për kategori, familje për familje për çdo trevë shqiptare, për çdo fasho të të ardhurave të çdo individi apo familje, profesione, moshë, benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja. Shtresa e mesme është motorri i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoqërisë, nxit inovacionin dhe ecjen përpara të ekonomisë.

Një shtresë e mesme e fortë është po kështu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë është faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike. Rritja e mirëqenieve të familjeve shqiptare nuk është slogan sepse mirëqenia lidhet direkt me shëndetësinë, me shëndetin, pra me jetëgjatësinë dhe me gjithçka që ka të bëjë me të përditshmen e shqiptarëve, ndaj dhe programi ynë do ta bëjë Shqipërinë një vend ku zhvillimi të marrë hov në çdo fushë, dhe përfitimi të ndihet nga çdo shqiptar. Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e 10 vetëve siç është sot. Familja është në qendër të politikave tona.

Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien. Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona.

Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja.

Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri.

Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj.”

Vijon…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.