E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Protesta e 27 janarit nuk bëhet për partitë, por për …
Lajme

Basha: Protesta e 27 janarit nuk bëhet për partitë, por për …

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion është shprehur se protesta e 27 janarit nuk do të bëhet për partitë.

‘Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk bëhet as për PD dhe besoj se të njëjtin qëndrim ka edhe LSi e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. bëhet për njerëzit kjo protestë.

Opozita ka detyrat dhe hapësirat e saj. Në një demokraci funksionale, ka parlamentin, komisionet parlamentare, ka komisionet hetimore parlamentare, ka interpelancat, i drejtohet Prokurorisë, gjykatave për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. Opozita ka po kështu institucionin e zgjedhjeve dhe qytetarët vendosin.

Po çfarë ka ndodhur në këtë vend?! Të gjitha këto institucione kanë rënë dhe ai i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve dhe me këtë institucion të rënë nuk mund të ketë parlament prandaj shikoni është shfaqe të shëmtuar ju aty.

Por kjo në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënie mes partive politike. Ne do ti drejtohemi qytetarëve e do tu themi mos shikoni propagandën, a janë taksat më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A janë çmimet më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë krim?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë drogë afër shkollave të fëmijëve tuaj?!

A ka apo jo ilaçe për të sëmurët?! A keni apo jo vende pune?! A jeni të kënaqur me drejtësinë që e merr Qamil Zelën për 32 mijë lekë të vjetra, e plas në burg dhe e çon drejt vetëvrasjes ndërsa Beso i Taivanit me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn pohon pa i u trembur syri në studion tënde që nuk ka paguar 1.7 milionë euro energjie’, tha Basha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.