E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Protesta popullore me efekt të menjëhershëm
Publik News

Basha: Protesta popullore me efekt të menjëhershëm

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në orët e vona të mbrëmjes.

Kreu i opozitës ka pranuar se ka gabuar që si sot tri vete më parë u ul në një tryezë me Edi Ramën, por ai tha se këtë e ka bërë vetëm për të mirën e shqiptarëve.

Basha tha se ai kishte gabuar, por ky gabim nuk do të përsëritej më. Ai ka paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha hapave demokratik për të larguar Edi Ramën.

Basha: Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një hajdut dhe kriminel, i cili ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh, PD dhe opozita është përballur me këtë të keqe.

E sotmja, është një tjetër aferë e radhës, por është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet, që vuan sot nga pamundësia ekonomike për shkak të hajdutërisë së Edi Ramës, i cili ka shkatërruar mirëqenien e çdo shqiptari.

Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me besimin se forcat politike në vend mund të arrin një marrëveshje për të mirën e popullit, koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët se opozita nuk do të gabojë më kurrë.

Mbështetja për të gjitha protestat për Aleancës për Qytetarët dhe nisja nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe popullore me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari të varfër apo të pasur. Ky është vendimi i parë.

Ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, angazhimin tonë që nesër në pushtet me qeverinë e zgjedhur me votat e shqiptarëve, jo vetëm në angazhimin me shkrim për Teatrin, por do të siguroj ndëshkimin shembullor nga Edi Rama dhe të gjithë të tjerët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.