E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha publikon VIDEO-MESAZHIN: Koncesioni i ‘Check up-it’ mori 6 milionë euro për shërbime të pakryera
Publik News

Basha publikon VIDEO-MESAZHIN: Koncesioni i ‘Check up-it’ mori 6 milionë euro për shërbime të pakryera

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur, sipas tij dështimet e kryeministrit Edi Rama në 8 vite qeverisje.

Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm në “Instastory” një video-mesazh, ku thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.

Sipas tij, kjo ka lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash.

Postimi i Lulzim Bashës:

“34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera?

Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.