E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha publikon videomesazhin: Frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve
Politikë

Basha publikon videomesazhin: Frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje sërish një mesazh që dha dje nga salla e Kuvendit, ku deklaroi se frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Në videomesazhin e tij Basha thekson se politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

MESAZHI I BASHËS
Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.
Ju falemnderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.