Basha publikon videon: S’mund të heshtim para krimeve çnjerëzore ndaj shqiptarëve në Kosovë
Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe këtë video, kryedemokrati thekson se duhet që të gjithë së bashku, “t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës”.
POSTIMI I PLOTE
Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit. Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës. #LiriaKaEmer
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



