E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rama e ka pranuar humbjen dhe kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim!
Publik News

Basha: Rama e ka pranuar humbjen dhe kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish ‘ftesës’ për bashkëpunim nga Edi Rama në një aleancë mbas 25 prillit.

basha-ne-njenisne-nr-4-768x434

Nga njësia nr.4 në kryeqytet, Basha tha se Rama e ka pranuar humbjen, ndaj edhe me dëshpërim sipas tij kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Ai tha se koha e tij ka mbaruar.

“Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë, bijtë dhe bijat, i kanë çuar në emigracion. 8 vite pa mbajtur asnjë premtim dhe ka guxim që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera? Sigurisht që jo, ju nuk do tja hapni derën dështimit. Ai e di fare mirë. E ka pranuar humbjen, prandaj edhe në dëshpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndyfshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim; Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më. Ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. IK! Largohu”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.