E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rama e ka vendin vetëm në burgun 313, nuk e lejojmë të arratiset!
Lajme

Basha: Rama e ka vendin vetëm në burgun 313, nuk e lejojmë të arratiset!

Vendi i Edi Ramës është burgu 313.

Kjo është deklarata e bërë nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili këtë pasdite ka vizituar protestuesit në zonën e Astirit, banorët e të cilit preken thellësisht nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës.

Në fjalën e tij para medias, Basha tha se vendi i kryeministrit shqiptar është vetëm burgu 313 në kryeqytet. Sipas kryedemokratit, shteti ka rënë dhe qeveria ka shitur Shqipërinë e shqiptarët për interesat e një grushti oligarkësh. Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për të protestuar dhe të bashkohen masivisht me opozitën në shkurt për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të socialistëve.

‘Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgu 313, bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, tha Basha./Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.