Basha: Rama pati pushtetin më të madh që nga koha e Enver Hoxhës! Më 25 prill e keni ju në dorë
Levani ishte ndalesa e katërt e kryedemokratit Lulzim Basha në turin e nisur sot nga Saranda në Tropojë, të cilin e konsideroi një pikë lidhëse të katër kryeqendrave të Jugut, që ka ngelur e braktisur dhe harruar.

Kryedemokrati Basha theksoi edhe një herë se kryeministri e ka ndjerë humbjen dhe tashmë kërkon të bashkohet në qeverisje me PD-në, por shtroi pyetjen: “A mundet të ketë ndryshim pa larguar Ramën dhe shërbëtorët e tij?!”
“Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, banorë të Levanit që qëndron gjeografikisht, historikisht si pikë lidhëse mes Fierit, Vlorës, Lushnjes dhe Beratit. Një qendër e vjetër banorësh por jo ekonomike, e braktisur e harruar. Jam sot në në këtë pikë lidhëse të 4 kryeqendrave të Jugut, si mesi i një rrugëtimi që kam nisur nga Saranda në Tropojë, nga Jugu në Veri.
Kam ndjerë bashkimin e shqiptarëve për ndryshim. E ndjej kur takoj nëna, nënat tona të vuajtura që për 8 vite u janë skuqur sytë nga lotët e dhimbjes për fëmijët, që detyrohen të emigrojnë në vend që të punojnë këtu. Kam takuar të rinj dhe të reja që duan mundësi për arsim, për punësim, këtu në Shqipërinë tonë të bukur. Për 8 vite me radhe Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro.
Shqiptarët mezi po e presin 25 prillin, ndaj ju drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, t’i arsimojmë këtu votoni numrin 9. U them baballarëve ngriheni kokën, ju nuk jeni shërbëtor të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Demokratë dhe Socialistë bashkohuni për ndryshim. Ky marshim për ndryshim nuk ka të ndalur. Levani pa ujë, por i përmbytur, i pakompesuar.
Njësoj si qytetet e tjera duket si një vend pa qeveri sepse 8 vite me radhë janë 8 vite dështimesh, tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë, ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim votoni për numrin 9. 25 prilli është dita kur ai që nuk mbajti asnjë premtim, që pati pushtet më shumë se askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, më 25 prill e keni ju në dorë. Humbjen e ka ndjerë edhe Edi Rama, që tani po kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij!”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



