E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Rama pëllet e nxjerr banorët nga shtëpitë, sepse është një hajdut i çmendur
Politikë

Basha: Rama pëllet e nxjerr banorët nga shtëpitë, sepse është një hajdut i çmendur

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku pati shkëmbim me armë zjarri si dhe një shpërthim të fuqishëm, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thekson se policia është e angazhuar të mbrojë vjedhjen 40 milionë eurosh të Ramës dhe krimit, ndërkohë që në çdo qytete të Shqipërisë po rrezikohet jeta e qytetarëve nga aktet mafioze.

Ja reagimi i plotë i Bashës:

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.