E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha reagon pas raportit të Freedom House: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta
Publik News

Basha reagon pas raportit të Freedom House: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas raportit nga Organizata Freedom House e cila thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile dhe Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

 

Në një postim në Facebook, Basha e lidh raportin e ‘FH’ me qeverisjen aktuale, e thotë: “Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim”.

POSTIMI I PLOTE

Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.

Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti.

Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.