E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha rikthehet në Kuvend, por këtë herë si deputet! Ja kujt i dha dorën, bisedime kokë më kokë me…!
Lajme

Basha rikthehet në Kuvend, por këtë herë si deputet! Ja kujt i dha dorën, bisedime kokë më kokë me…!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer sërish në Kuvend, por këtë herë si deputet.

Pas gati 9 vitesh, që është ulur në Parlamentin e Shqipërisë si kreu i PD, tani rikthehet në cilësinë e deputetit.

Në video shihet momenti kur Basha futet në Kuvend dhe ulet si gjithmonë në vendin e tij, në krah të kolegut, Gazmend Bardhi.

Më pas, ai ka shkuar të takojë dy deputetët, Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin, të cilëve u ka dhënë dorën dhe ka biseduar për disa minuta.

Pas bisedës me ta, Basha është kthyer në vendin e tij ku është përshëndetur ne kreun e grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeajn, si edhe Flamur Hoxhën.

Kjo është seanca e parë parlamentare, ku Lulzim Basha merr pjesë pas dorëheqjes pak ditë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.