E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha shkoi në SPAK pasdite, ironizon gazetari: E dinë që fle deri vonë
Lajme

Basha shkoi në SPAK pasdite, ironizon gazetari: E dinë që fle deri vonë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e kësaj të enjteje në ambientet e SPAK.

Sipas burimeve për mediat, Basha është thirrur nga Struktura e Posaçme si person në dijeni, për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues.

Në atë kohë, më 21 janar 2011, Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm. Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar, SPAK njoftoi regjistrimin zyrtar të procedimit penal për vrasjen e protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar gazetari dhe ish-banori i “Big Brother”, Lisi Myrta, i cili ka ironizuar në rrjetet sociale orarin e paraqitjes së Bashës në SPAK.

Në një postim në “InstaStory”, Myrta shkruan me humor:

“SPAK të gjithë i thërret në mëngjes, Lulin e thërrasin pasdite, se e dinë që fle gjumë deri vonë. PS: Si i ka sytë e enjtur mbreti, sapo është zgjuar.”

Basha shkoi pasdite në SPAK, ironizon gazetari dhe ish-banori i "Big
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.