E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha shkon në Golem, plazhi asnjë këmbë njeriu: U bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve të mos gënjejnë kot
Publik News

Basha shkon në Golem, plazhi asnjë këmbë njeriu: U bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve të mos gënjejnë kot

Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Golem ku ka treguar se bregdeti ishte bosh.

 Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se është braktisur industria e turizmit.

“Industria e turizmit është në braktisje totale. Dje dhoma e tregisë amerikane, tha se kriza është me thellë në 8 vite. Kjo nuk është një situatë që na erdhi thjesht nga Covidi apo tërmeti në Golem, por qeveria është fshehur. Ka braktisur misionin e saj dhe është aratisur. Është i vetmi vend që nuk ofron mbështetje”, tha Basha.

Më tej kreu demokrat ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

‘’Duke parandjerë largimi, kanë filluar të firmosin kuturu lloj- lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar  një proces transparence për të parë ligjshmërinë e tyre. I bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Që një qeveri në ikje t’i kapim ca t’i kapim. Qoftë vendim  qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.