E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Socialistët  janë marrë peng nga simbolet e korrupsionit …..
Politikë

Basha: Socialistët  janë marrë peng nga simbolet e korrupsionit …..

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike, foli me emra për zyrtarët socialistë që janë simbolet e korrupsionit të qeverisë socialiste. Basha përmendi  Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Damian Gjiknurin, Erjon Veliajn, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, të cilët i quajti pengmarrësit e socialistëve. “Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë cdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit”, theksoi Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

Simbolet e kësaj qeverisje janë turpi i socialistëve dhe pengu që i mban ata të kapur dhe të nënshtruar nga krimi dhe droga. Saimir Tahiri është simboli dhe thelbi i këtyre 5 viteve, dëshmia tronditëse e dy standarteve të shtetit të Edi Rames. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës. i provuar me dëshmi e me fakte nga antimafia italiane.

Mijëra shqiptarë janë në burg ose para drejtësisë për shkelje që i kanë kryer nga halli, nga mbijetesa, për dritat, për ujin. Ashtu si Tahiri mban peng Ramën, Rama po mban peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Nuk ka zyrtar europian që nuk e di se ministri i brendshëm i la makinën personale bandës së krimit, se ai ishte padrinoja e trafikut ndërkombëtar të drogës, se ky trafik bëhej nën mbrojtjen e tij dhe të Kryeministit.

Dhe nuk ka një njeri që nuk e sheh sot sesi drejtësia u përthye për Saimir Tahirin. Sesi Edi Rama e mbrojti me imunitet Sajmir Tahirin. Se ligji përkulet, zhbëhet për Ramën dhe njerëzit e tij, se i gjithë sistemi është në dorën e tij dhe të njerëzve të tij. Simboli i këtij narko-shteti dhe turpi i kësaj qeverisje janë drejtuesit e lartë të policisë në kërkim për trafik droge, ata që Edi Rama u besoi rendin dhe sigurinë, por që në fakt u la ortakërinë me krimin, aferën e hashashit, heroinës e kokainës.

Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, një njeri që është fiksuar në kujtesën e shqiptarëve si i pari mes hajdutëve qeveritarë, i cili kreu krimin më të madh në shëndetësi, duke ia kaluar paratë e shqiptarëve, taksat tona, donatores së partisë socialiste me koncesionin famëkeq të check up-it.  Dhe  qindra milionë euro të tjera me koncesionet e radhës.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri që bashkë me aferat qindra milionëshe të energjisë dhe naftës është kapur në bashkëpunim flagrant me narkotrafikantët për vjedhjen e votave dhe tjetërsimin e rezultatit zgjedhor

Eshte Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklajt, bleu prokurorinë dhe tani e ka shndërrurar Tiranën në lavatricen gjigante të pastrimit të parave të pista.

Është Dako i bandave të Durrësit, simboli i kryebashkiakut mafioz që po rrënon qytetin dhe qytetarët e Durrësit për të mbushur xhepat e tij, të banditëve me të cilët vjedh vota dhe natyrisht të Edi Ramës.

Ështe Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët dhe sulmon policinë.

Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës, janë makutët dhe kriminelët që rrëmbejnë cdo ditë pasuritë e thelat e mëdha të buxhetit të shtetit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.