E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha sqaron të vërtetën e makinës dhe i përvishet Ballës: Doja të fusja një grusht, por të prekësh m*tin bëhesh pis
Politikë

Basha sqaron të vërtetën e makinës dhe i përvishet Ballës: Doja të fusja një grusht, por të prekësh m*tin bëhesh pis

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave për makinën që i bëri deputeti i PS, Taulant Balla, që sipas të cilit lideri i opozitës e ka blerë tek Viktoria Invest, një prej kompanive që po ndërton tek Unaza e Re. Basha ndër të tjera në përgjigjen e tij tha se makina e tij nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. “Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar”, shtoi Basha.

 

“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. 

A kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë vettingun, ky thotë që ndërhyn në reformën në drejtësi, por kjo nuk është e vërtetë se nuk e pengon këtë reformë. Ky thotë na leni në politikë sa të ka kapë SPAK-u, por ju doni ta kapni SPAK-un. Nuk e do Balla vettingun se është i pari që e kap vettingu. Gjetët simbolin e atij që nuk e do vettingun për tu thënë shqiptarëve që jeni kundër. Sot ndahet shapi nga sheqeri, do të shikojmë se kush e do dhe kush nuk e do vettingun. Shqiptarët pas kësaj do marrin vendime të mëdha, pasi ku Parlamentar e humbi shansin për të pastruar politikën, tani u mbetet shqiptarëve ta bëjnë një gjë të tillë.

Automjeti im prej 6 vjetësh është në listë nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.