E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me biznesin e vogël në Tiranë: Vendi ka nevojë për një qeveri të re, që punon për qytetarët
Publik News

Basha takim me biznesin e vogël në Tiranë: Vendi ka nevojë për një qeveri të re, që punon për qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takim me biznesin e vogël dhe të mesëm në Njësinë Administrative nr. 11 në Tiranë

Basha është takuar me pronarët e biznesëve të cilët janë ankuar se biznesi ka rënë në 30% për shkak të krizës së pandemisë.

Basha është shprehur se ndër vendimet e para që do të marrin është ndihma për biznesin e mesëm dhe familjet në nevojë.

“Ndryshimi vjen duke ndryshuar qeverinë.  Bëhemi bashkë dhe ta kalojmë këtë të keqe bashkë. Qeveria duhet të ndihmojë bizneset dhe familjet, jemi vendi me ndihmën me të ulët në rajon. Shqipëria i ka të gjithë mundësitë që të ndihmojë të gjithë. Duket një qeveri që të mendoje për njerëzit dhe jo për vete,” tha Basha ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.