E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me biznesin në Vorë: Vetëm dje morën 500 mijë euro nga taksat. Ja abuzimi me pushtetin
Publik News

Basha takim me biznesin në Vorë: Vetëm dje morën 500 mijë euro nga taksat. Ja abuzimi me pushtetin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Vorë ku ka zhvilluar takime me biznesin e vogël.

Me një video live në facebook, Basha tha se kriza ekonomike në vend ka vetëm një burim “abuzimin me pushtetin”.

 

 

basha

Sipas kryeopozitarit, paratë e taksapaguesve shqiptarë “shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët”, ndërsa shtoi se dje biznesmeni Klodian Mërtiri ka marrë “500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve”.

Basha tha se “kjo gjendje duhet të marrë fund”, ndërsa bëri thirrje për bashkim “për t’i kthyer legjitimitetin vendit”.

“Nafta më e shtrenjta në rajon dhe Europë. Dje në një bashkëbisedim me sipërmarrës, më tha se kishte hequr 140 punonjës, nuk i paguaja dot më tha, por nga ana tjetër përmendi se ka paguar kokërr më kokërr taksat. Por paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët. Kriza e thellë ekonomikë ka pllakos vendi. Ramavirusi ka shkatërruar në themel ekonominë. Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon çdo ditë, po shkatërron biznesi e vogël, ka vetëm një burim. Abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave tuaja dhe dhënien e tyre oligarkëve. Kjo është një ditë feste për Klodian Mërtirin për partnerët e tij nga Edi Rama, Arben Ahmeta e Erion Veliaj,  pasi dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve. Një orë më parë duhet të bashkohemi për t’i kthyer legjitimitetin vendit e për t’i kthyer taksat në ndihmë për ju, para se Ramavirusi dhe kriza që ai ka prodhuar ta gërryej këtë vend”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.