E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takon Komisioneren e BE: Pas 25 prillit zbatojmë planin anti-mafia
Publik News

Basha takon Komisioneren e BE: Pas 25 prillit zbatojmë planin anti-mafia

Kreu i PD-së Lulzim Basha takoi sot Komisioneren e Punëve të Brendshme në BE, ku në përfundim foli për mediat, duke u shprehur se qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të zbatojë një plan anti-mafia. 

basha 5

 

“E njoha Komisioneren me vullnetin tonë për zbatimin e planit anti-mafia. Me Komisionern e Punëve të Brendshme të BE kemi punuar për të liberalizuar vizat 11 vjet më parë. Angazhimi për të përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve do të përmirësojnë ndjeshëm jetesën”, tha Basha.

Kryedemokrati deklaron se mori angazhimin e Komisioneres për të vazhduar ndihmën për Shqipërinë. “Shqipëria ka mbetur në vendnumëro sepse Edi Rama ka dështuar në çdo fushë”, tha Basha.

“Korrupsioni qeveritar i ka vjedhur shqiptarëve 8 vite kohë, miliarda euro dhe u ka mbyllur dyert me Evropën”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.