E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takon pensionistët:  Janë lënë në kushte të vështira
Publik News

Basha takon pensionistët: Janë lënë në kushte të vështira

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me disa pensionistë të Njësisë 4 në Tiranë, ku ka dëgjuar histori dhe ankesa sipas tij të dhimshme.

Basha thotë përmes një shënimi në rrjete sociale se pensionistët janë lënë në harresë në kushte të vështira, me një pension që nuk iu del as për gjërat elementare.

Sipas Bashës, kostot shtesë të pensionistëve të shkaktuara nga covid-19, janë krejtësisht të papërballueshme.

Ndër të tjera, ai ka ndarë me ndjekësit historinë e një të moshuare, e cila jetonte në një shtëpi me djalin e infektuar me koronavirus, por askush nuk kiste shkuar për t’i testuar.

Shënimi i Bashës

Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën prej pandemisë, po shtohet çdo ditë e më shumë.

Pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara, por dhe të lëna pas dore në kushte jashtëzakonisht të vështira, gati të pamundura.

Sot, u takova me disa pensionistë në Njësinë 4 në Tiranë dhe dëgjova histori vërtetë të dhimbshme. Ata e kanë të pamundur të përballojnë koston shtesë të pandemisë. Pensioni nuk u mjafton për faturat e rritura të dritave, ujit, ilaçeve të përditshme. Shpenzimet që ka sjellë pandemia e COVID-19 janë bërë një barrë shtesë për ta.

Në sytë e këtyre pensionistëve që kanë punuar një jetë të tërë, lexohet dhimbja dhe pamundësia për të përballuar kostot që shtohen çdo ditë, ndërkohë që qeveria vazhdon të çojë paratë në xhepat e oligarkëve dhe klientëve të saj. Ata më treguan se si kanë pasur të afërm të infektuar, dhe fatura e medikamenteve ka shkuar nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra. Një pensioniste tregoi se ndonëse jetonte me djalin e infektuar me COVID, askush nuk kishte shkuar për t’i testuar, as atë e as familjarët e tjerë.

Ne s’mund të rrimë të heshtur përpara marrëzisë së pagesave miliona euroshe për biznesin mafioz të plehrave dhe inceneratorëve dhe harresës ndaj të moshuarve tanë. Prej 5 javësh i kërkoj qeverisë që të paguajë bonusin mujor 20 mijë lekë për 6 muajt e ardhshëm, për të zbutur barrën financiare të kujdesit shtesë për shëndetin. Nuk ka asgjë më të çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Më 25 prill largojmë të keqen dhe nisim ta shërojmë Shqipërinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.