E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Taulant Balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin si kontakt i Ramës me botën e krimit
Lajme

Basha: Taulant Balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin si kontakt i Ramës me botën e krimit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar deputetin socialist taulant balla, si kontakti i Ramës me krimin. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha ka deklaruar se balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin, duke u bërë ai sot kontakti që lidh Ramën me krimin.

‘Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty, Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo I kam marrë në kohën e opozitës. Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari I fabrikuar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlaa, etj.. I kam këtu përgjimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.