E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thirrje kritikëve: Dora ime është e shtrirë, por kurrë s’do të kthej më faqen tjetër!
Publik News

Basha thirrje kritikëve: Dora ime është e shtrirë, por kurrë s’do të kthej më faqen tjetër!

“Unë kam edhe një thirrje për të gjithë ata që janë larguar nga familja jonë politike. Unë ju them atyre se nëse keni dëshirë të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni besimin e demokratëve që ju kanë ndër vite, jeni të mirëpritur”, tha Basha.

Sipas tij, dora do të jetë e shtrirë dhe gjithmonë e hapur, pasi nuk do lejoheni të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime personale.

“Dora ime do të mbetet gjithmonë e hapur dhe do jetë përherë e shtrirë. Por nuk duhet ta mendoni se unë do t’u kthej më faqen tjetër, që ju të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime personale”, tha Basha.

Në fjalën e tij, kryedemokrati dha një mesazh edhe për të rinjtë, duke theksuar se kjo do të jetë një ëndërr që ky brez do të na përfaqësojë plot me dinjitet në familjen tonë të madhe europiane.

“Unë e dua Europën, jo vetmë për atë që përfaqëson dhe mundësitë që i krijon shqiptarëve, por se kam një ëndërr dhe shumë shpejt ajo do të realizohet. Unë do të shoh të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi që të na përfaqësojnë me dinjitet, kurajo dhe inteligjencë në familjen tonë të madhe europiane. Dhe kjo ëndërr do të realizohet shumë shpejt”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.