Basha thirrje Ramës: Të blihen aparaturat e reja që kryejnë analizat e COVID-19 për 40 minuta
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të blejë paisjet e reja mjekësore që kryejnë analizat e koronavirusit brenda 40 minutave.
Në një konferencë për media nga Selia e PD-së, Basha tha se fondi shtesë prej 3.5 milion eruo nuk mjafton për luftën ndaj koronavirusit.
“Nëse nuk mbrojmë mjekët, kush do të kujdeset për qytetarër. Pajisjet kanë evoluar që kur shpërtheu virusi në Kinë. Sipas ekspertëve është tashmë e mundshme bërja e analizës në një kohë prej 40-45 minuta. Ndaj i bëj thirrje qeverisë të marrë aparaturat e rej. Kjo do të mundonte testimin në masë. Aparaturat janë sot në treg. Kjo është thirrja kryesore që kam për autoritetet. Qartësisht 3.5 milion eruo nuk mjaftojnë”, u shpreh Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



