E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha u përgjigjet akuzave të Berishës: Gënjeshtar patologjik
Lajme

Basha u përgjigjet akuzave të Berishës: Gënjeshtar patologjik

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministri Berisha se ka nxjerrë armë nga selia e Partisë Demokratike para se të mbërrinte policia ditën e djeshme, e cila shpërndau edhe protestën e dhunshme. 

Duke folur për mediat Basha tha se Berisha duhet të zgjedhë se ose ai (Basha) është me Edi Ramën dhe policinë ose kundër kryeministrit dhe policisë që nxirrka armë nga selia e Partisë Demokratike. Basha i cilësoi akuzat e Berishës si gënjeshtra patologjike.

“Ashtu sikundër i shkau goja sot që unë paskam nxjerrë armë natën, sepse kishte frikë mos i kapte policia. Tani të zgjedhë ose policia dhe Edi Rama janë me mua ose policia dhe Edi Rama janë kundër meje dhe unë nxirrkam armët sekret nga policia. Këta janë dy gënjeshtarë patologjikë që nuk ndalen  para asgjëje, jo gënjeshtrave, por as dhunës, për pushtetin e tyre dhe për veten e tyre. Por nuk dua të flas më shumë se ç’kam folur sot të cilët mendojnë se për momentin ky shkatërrim dhe kjo dhunë mund të na ketë ndalur apo shkurajuar në vendosmërinë tonë drejt ndryshimit. Jo kundërta është e vërtetë”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.