E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha uron 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Do të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të vetë shqiptarëve
Publik News

Basha uron 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Do të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të vetë shqiptarëve

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur dhe me një rezultat historik për shqiptarët atje. Partitë shqiptare kanë arritur të marrin plot 32 deputetë në kuvendin e RMV.

Sakaq, kreu demokrat Lulzim Basha i ka uruar atyre fitoren në emër të PD-së, duke u shprehur i sigurtë se ata do të kontribuojnë për mbrojtjen e intereasve të shtetasve shqiptarë.

Shënimi i Bashës

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.

E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.