Basha uron kreun e ri të LDK-së: Kjo parti do të ringrihet më fort!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se pret me kënaqësi që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy partive.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.
Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



