Basha vizitë nê zyrat e Institutit Ndërkombëtar Republikan në Washington
Basha ka postuar në llogarinë e tij në FB një foto nga takimi ku thekson se ishte nje ttakim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Postimi i Lulzim Bashës
Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



