Basha: Vota kundër e gabuar, hera e parë kundër SHBA-ve në 27 vjet
Kreu demokrat Lulzim Basha e cilësoi si të gabuar votën kundër të Shqipërisë në OKB për çështjen e Jeruzalemit, i cili prej datës 6 dhjetor njihet nga SHBA si kryeqyteti i Izraelit.
Basha tha se sot për herë të parë ndodhi që në 27 vjet, Shqipëria të ndryshojë qëndrim në raport me SHBA-të përsa i takon vendimeve për Lindjen e Mesme.
“Shqipëria u rreshtua në krah të shumicës së vendeve të BE-së. Mendoj se është një vendim i gabuar, pasi kemi të bëjmë me një qëndrim që duhej të ishte në përputhje me interesin e shqiptarëve, në krah të SHBA, aq më tepër kur BE nuk kishte vendosur një kusht të tillë në raport me vendet që aspirojnë anëtarësimin në Union”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



