E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha zbardh aksionin në Kuvend: Të enjten nxjerrim me emra dhe foto ata që…
Lajme

Basha zbardh aksionin në Kuvend: Të enjten nxjerrim me emra dhe foto ata që…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, ka folur për 6 mujorin e qeverisjes.

Sipas tij këto 6 muaj kanë qenë shumë të këqija për qeverinë dhe prandaj ditët e fundit po sulmohet opozita.

Më tej Basha tha se e gjithë vëmendja e Ramës është për të shpëtuar dhe mbrojtur njerëzit e tij të afërt që janë përfshire në krime dhe afera.

Pjesë nga deklarata e Bashës

Është një ditë e veçante është 6 mujori i vetë besimit të qeverisë. E gjithë mbledhja e maxhorancës u harxhua me sulme për opozitën. Qeveria nuk ka asnjë pozitive për të thënë dhe sulmon vetëm opozitën.

Në këto 6 muaj u konfirmuar të gjitha deklaratat e opozitës, që është se Shqipëria është hambari i drogës të Evropës dhe Shqipëria është një rrugë për trafikimin e drogës.

Dështimi i operacionit të kapjes jo vetëm të porositësit, por dhe i përpunuesve është një dështim i dyshes Rama dhe Xhafa. Të dy i kanë dhënë mbështetje Clan del Golfo.

Ka 6 muaj që nuk e ka vizituar asnjë investitor i huaj. Loja e tij e preferuar është sulmi ndaj opozitës. Në këtë dinamikë që ka sot, ka lënë zbuluar njerëzit e thjeshtë. Ka hequr nga ndihma ekonomike 20 mijë familje. U ka gjetur punë disave por nuk mjafton që të shkojë kreu i opozitës që tu gjej puna Rama disa njerëzve.

E gjithë vëmendja është se si të shpëtosh Saimir Tahirin. E gjithë vëmendja është si të mbrosh Agronin, Qazimin, Vangjushin dhe Olsin.

E enjtja do të jetë një ditë e veçantë në Kuvend. Nuk do jetë ditë e bilancit 6 mujor, por e sjelljes në sallën e Parlamentit të emrave dhe fytyrave të atyre që kam takuar gjatë këtyre dy javëve që u është hequr buka e gojës. Ne do kërkojmë rikthimin e ndihmës ekonomike për ato familje që janë lënë në mes të katër rrugëve. Paratë janë sepse po investohen për shpenzime luksi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.