E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha zbardh takimin me Presidentin Meta: Rotacioni, i pashmangshëm
Publik News

Basha zbardh takimin me Presidentin Meta: Rotacioni, i pashmangshëm

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të jenë bashkë në atë që e quajti rezistencën më të madhe kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se rrotacioni i pushteteve është i pashmangshëm, por që kjo do arrihet me zgjedhje dhe me votën e shqiptarëve.

“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me voten e qytetareve. Detyra jone eshte ti bashkojme qytetaret dhe per kete po punojme ne disa rrafshe. Nuk ka forcë mbi këtë dhe` që të ndalë rrotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama, ia kam thënë para një muaji. Unë po bëj gjithcka që kjo të përfundojë me mjete politike për hir të stabilitetit, duhet që kjo të vijë pa kosto. Do bëj gjithcka që kjo të vijë me kosto të vogël për shqiptarët”.

Basha dha detaje edhe se çfarë ka diskutuar me kreun e shtetit Ilir Meta me të cilin ka pasur sot paradite takim në Presidencë.

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese. Edi Ramës i duhet GJK për të mbrojtur e liruar kriminelët me të cilët ka marrë pushtetin, është investuar në mënyrë të hapur e kriminale për të kapur GJK.

Ky është grusht i pastër shteti, sic e quan edhe Presidenti, vertet nuk bëhet me ushtri e me tanke por me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë.

Diskutuam edhe për hapa të tjerë të mazhorancës në shkelje të kushtetutëes për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Kemi një papajtueshmeri te plote me kete, dhe do marrim cdo vendim si opozitë duke i bërë thirrjë cdo qytetari përtej bindjeve politike që hapa të tillë të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe rezistencën më të madhe qytetare.

Kur bie Kushtetuta, cdokush është i rrezikuar kur bien garancitë kushtetuese.

Ky nuk është zhvillim surprizë, vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar, me nje parlament ilegjitim, vendosmeria jone per te ndjekur udhërrëfyesin gjerman me zgjedhje të lira e të ndershme sa me pare, që do garantojne qe problemet që kanë sjellë deri këtu të mos manifestohen me”.

Presidenti sot foli për shpërndarje të Kuvendit, po kërkoni nga qytetaret te dalin në protesta?

Për ne ky parlament është shpërndarë në 18 shkurt 2019, për ne ky parlament nuk ekziston më. Tani ne jemi te orientuar nga zgjidhja, njerezit presin zgjidhjen, rrotacioni eshte i pashmangshem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.