E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha zbardh takimin me Varhelyi: E falenderova për mbështetjen dhe e sigurova për përpjekjet e PD në Reformën Zgjedhore
Publik News

Basha zbardh takimin me Varhelyi: E falenderova për mbështetjen dhe e sigurova për përpjekjet e PD në Reformën Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, për të folur në lidhje me ecurinë për Reformën Zgjedhore.

Basha në një postim në rrjetet sociale është shprehur se e ka falenderuar komisionerin për mbështetjen që po i jep Shqipërisë, si dhe e ka siguruar se PD do të bëjë përpjekjet maksimale për të vazhduar me Reformën Zgjedhore.

Kreu i PD shprehet se në takim u tha se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur këtë reformë dhe për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Bisedë shumë e mirë me Oliver Varhelyi. E Falenderova për mbështetjene  tij dhe theksova përpjekjet e PD për të kontribuar në Reformën Zgjedhore. U tha se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur atë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike të lira nga blerja e votave dhe ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha.

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Very good talk with @OliverVarhelyi.Thanked him for his support and emphasized @pdshqiperi efforts to contribute to electoral reform.Underlined that political will is decisive to conclude it and to ensure democratic elections free from vote buying and influence of organized crime https://twitter.com/olivervarhelyi/status/1265935311487602689 …

Oliver Varhelyi

✔@OliverVarhelyi

Spoke to @lulzimbasha_al today, welcoming resumption of cross-party work on #ElectoralReform in the Political Council. Crucial for #Albania and its path to #EU that this important reform is concluded without further delay, in line with March @EUCouncil #GAC conclusions.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.