E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha zbulon në Fier gropën ku “janë vjedhur 24 milionë euro” dhe zotohet: SPAK do detyrohet të hetojë, do shkojë pas hekurave…
Publik News

Basha zbulon në Fier gropën ku “janë vjedhur 24 milionë euro” dhe zotohet: SPAK do detyrohet të hetojë, do shkojë pas hekurave…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot disa takime me fermerë në zonën e Lushnjes, ku është njohur me problematikat që ata kanë.

Në një prononcim për gazetarët, Basha tha në përfundim të takimeve se kishte zbuluar “gropën” ku, sipas tij, janë vjedhur 24 milion euro; vendi ku duhej të ishte ndërtuar inceneratori i Fierit.

Basha tha se këto para mund të kishin shkuar në xhepat e familjeve në nevojë apo në formë subvencionesh te fermerët. Ai u zotua se SPAK do të detyrohet të hetojë aferën e inceneratorit dhe të çojë pas hekurave këdo që është përfshirë në vjedhje.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Sektori i bujqësisë dhe blektorisë, janë më të goditurit në krizë. Arsyeja e krizës në Shqipëri nuk është vetëm pandemia. Fermeri shqiptar është më i diskriminuari. Paratë e subvencionimit, thertoret, magazinat… këto para merren nga qeveritarët dhe shkojnë për afera korruptive. Në Fier ka një gardh ku janë zhdukur 24 milion euro të taksave. Kjo ndërtesë quhet inceneratori i Fierit, është një gropë. Imagjinoni se çfarë mund të bëheshin me 4 milion euro, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese, shumë më shumë se çfarë ka qarku i Fierit. Mund të ndihmoheshin dhjetëra mijëra familje që kryefamiljari ka humbur punën. Mund të paguheshin qindra-mijëra pensionistë. Mund të jepeshin mbështetje direkte, subvencione për qindra fermerë të Myzeqesë. Por Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Klodian Mërtiri kanë vjedhur 24 milion euro. SPAK do detyrohet ta hetojë dhe të çojë pas hekurave këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive. Për këtë dua të zotohem sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.