Basha:Gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën
Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Ky i fundit i është përgjur pas deklaratës, që Rama tha se opozita nuk vendos dot vija të kuqe, dhe qeverinë nuk e merr dot peng askush.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai është shprehur se Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën.
Sipas Bashës, Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës.
‘Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!
Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët’, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



