E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshorti  arrestohet  për dhunë ndaj bashkëshortes
Lajme

Bashkëshorti arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

konflikt mes dy bashkëshortëve ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 34-vjeçari në Tiranë.

Policia njofton se shtetasi F.Gj. 34 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes së tij, shtetases A.N. në sy të fëmijëve.

Kjo e fundit, gjatë konfliktit e ka qëlluar me thikë. Si pasojë, F.Gj. është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.