E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshorti flet për humbjen e 28-vjeçares shtatzënë: Mjekët bënë gjithçka, por nuk ia dolën ta mbanin në jetë
Publik News

Bashkëshorti flet për humbjen e 28-vjeçares shtatzënë: Mjekët bënë gjithçka, por nuk ia dolën ta mbanin në jetë

Bashkëshorti i Emanuela Dalipit, 28 vjeçares shtatzënë, e cila humbin jetën ditën e sotme tek Infektivi, pasi ishte e prekur nga koronavirusi, ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur simptoma dy javë më parë dhe se ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar. Bashkëshori i 28-vjeçares tha se mjekët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Çifti ishte nga Pogradeci, por që prej disa kohësh jetonin në Tiranë, Emanuela punonte në një qendër kozmetike, ndërsa bashkëshorti tek ish-parku i autobuzave.

“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë.

Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit,” tha ai.

Kjo është tragjedia e dytë për familjen e 28-vjeçares, pasi 3 vite më parë kanë humbur edhe vajzën tjetër, për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju.

“Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, tha Artenisi për ‘Fax Neës’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.