Bashkëshorti i deputetes Felaj shkon në SPAK
Bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, prokurori Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në SPAK.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije detaje nga paraqitja në SPAK, por raportohet se ka të bëjë me çështjen “Toyota Yaris”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ngritur akuzat se Valikaj është i përfshirë në këtë dosje.
Gjithashtu, ai është akuzar se ka hyrë në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e “vetting”-ut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



