E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkëshorti  i ministres Bora Muzhaqi me vilë në Amerikë
Lajme

Bashkëshorti i ministres Bora Muzhaqi me vilë në Amerikë

Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me  vila në SHBA

SPAK ka detyrim të hetojë pasuritë e 4 anëtarëve të familjes Buzi- Berberi, ndër to 5 shtëpi në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin, sepse ata janë zyrtarë të lartë shteti, por edhe lidhje e afërt familjare me krye-trafikantin Ervin Mata…

Pas urdhër- arrestit të krye-trafikantit Ervin Mata, SPAK filloi hetimin pasuror për të, familjarët Luan, Merita e Emis Mata dhe ish-të fejuarën këngëtare Elvana Gjata, mbështetur në prova e indicie, se pasuritë dhe bizneset e tyre janë me burim nga të ardhurat prej kokainës.

Me e hetimin pasuror të rrjetit familjar të Bolit Ervin Mata, SPAK ka shkuar deri te ish e fejuara, por nuk ka futur në listë tezen e tij, Adriana Berberi (Buzi), që sipas ligjit Anti-mafie, ajo, bashkëshorti dhe fëmijët, quhen familjarë të rangut të parë e duhen verifikuar.

Sepse ka informacione që trafikanti Evin Mata, përveçse ka investuar miliona Euro në biznese hotelerie e ndërtim kullash, ka financuar në blerje të pasurive jashtë Shqipërisë, fshehur edhe te Adriana Berberi, te burri i saj Bedri Buzi e te djali Besard Buzi bashkë me gruan e tij ministre.

Sipas infirmaonit të ardhur në redaksi, tezja Adriana Berberi e Bolit të kokainës, me milionat që i ka dhënë ky, ka blerë 3 vila në Filadelfia.

Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me 3 vila në SHBA;

Vila më e madhe si objekt e oborr, është në emrin e Adrian Berberit; 1 vilë është në  emrin e burrit, ndërsa tjetra  është në emrin e djalit, bashkëshort i ministres Bora Muzhaqi, por kjo nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Pasurive, paçka se e ka detyrim ligjor.

Të 3 vilat, ndodhen në një zonë banimi “Pa Welsh R.d-19115 Pfiladelpia”, në një regjistër e bllok banesash e set adresash në Filadelfia, veçse me Kod Postar e numra të ndryshëm telefoni.

Por vila më e madhe, është në emër të Adriana Berberit, me sipërfaqe 1344 m2 objekt e mjedise të jashtme, dhe vlerë kapitali të blerë 350 mijë e 558 USD, ndërsa vlera aktuale është 397 mijë USD, sipas vlerësimit me çmim tregu në muajin shtator 2023.

Tezja e Bolit të kokainës Adriana Berberi me 3 vila në SHBA;

Së pari, si lidhje e afërt familjare me trafikantin Ervin Mata, SPAK ka detyrim në zbatim të ligjit Anti-mafia, për të hetuar pasuritë që ka në Shqipëri Adriana Berberi, bashkëshorti, i biri dhe nusja e të birit, ministrja Bora Muzhaqi, por dhe burimin financiar të blerjes së 3 vilave në Amerikë ku këta kanë shtetësinë, ndërsa në Shqipëri kanë “tepsinë” e pushtetit.

Së dyti, 5 shtëpitë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin dhe 3 vilat në SHBA, duhen hetuar nga SPAK bashkë me dosjen pasurore të familjes së trafikantit Ervin Mata, sepse këta janë zyrtarë të lartë shteti.

– Adriana Berberi prej 3 vitesh pensioniste, është Anëtare Bordi e Autoritetit të Konkurrencës, këshilltare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Anëtare e Bordit të Komitetit Shtetëror të Ekspertëve Kontabël në Ministrinë e Financave.

– Bashkëshorti Bedri Buzi në moshë 70-vjeçare, vazhdon të jetë Shef Sektori të Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe administrator, mes tyre i pasurive të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit, Lefter Kokës e Alqi Bllakos.

– Djali Besard Buzi, është Shef Juridik te Agjencia e Pasurive Shtetërore në Ministrinë e Financave, ndërsa nusja e tij Bora Muzhaqi është Ministre e Rinisë dhe Fëmijëve.

Hetimi mund të bëhet vetëm me 2 pyetje: A kanë kryer marrëdhënie financiare me nipin trafikant Ervin Mata; dhe ku i kanë gjetur burimet financiare që kanë blerë shtëpitë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin dhe 3 vilat në Amerikë.Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.