E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Durrësit jep njoftimin, pezullohet transporti publik
Publik News

Bashkia e Durrësit jep njoftimin, pezullohet transporti publik

Bashkia e Durrësit ka marrë vdnimin për të pezulluar transportin publik deri në një njoftim të dytë.

Të njëjtin vendim mori edhe Bashkia e Tiranës ditën e djeshme, duke pezulluar transportin publik në Tiranë.

Këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nga i cili u shënua edhe viktima e parë në vendin tonë ditën e djeshme.

Njoftimi i Bashkisë Durrës:

Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

–              Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Durrësit)

–              Shërbimi i transportit rrethqytetas, (linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna)

–              Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut)

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.