E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Kukësit me nënkryetar të ri
Publik News

Bashkia e Kukësit me nënkryetar të ri

Granit Gjana është zgjedhur në postin e rëndësshëm të nënkryetarit të Bashkisë së Kukës.

Lajmin e ka bër të ditur vetë Gjana përmes një postimi në rrjetin social facebook, teksa ka falenderuar kryetarin e bashkië, Safet Gjici që i besoi këtë post të rëndësishëm.

Sipas Gjanës kjo detyrë e lartë, është privilegj, por në të njënjtën kohë për të është një përgjegjësi e madhe.

Gjithashtu ai thekson se në këtë detyrë do të përfaqësojë denjësisht të rinjtë e qytetit të Kukësit dhe do punojë pa u lodhur për të krijuar më shumë hapësira, më shumë zhvillim dhe më shumë punësim për ta.

Deri tani Granit Gjana ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

1

Postimi i plotë i Granit Gjanës:

Privilegj dhe përgjegjësi e madhe që Kryetari z.Safet Gjici më besoi postin e Nënkryetarit të Bashkisë Kukës.

Shpresoj të bëj më të mirën time për të përfaqësuar denjësisht të rinjtë e qytetit tim për më shumë hapësira, më shumë zhvillim dhe më shumë punësim.

GJITHMONË 🤝 #BASHKË

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.