E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Shkodrës :  1823 Ha siperfaqe e përmbytur
Publik News

Bashkia e Shkodrës :  1823 Ha siperfaqe e përmbytur

Sipas Bashkisë, Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m).  Në bashkinë e Shkodrës në total janë përmbytur 1823 ha tokë

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha

  1. Tokë e pakultivuar                  526 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe      1115 Ha
  3. Grurë                                       95 Ha
  4. Bimë dekorative                      80  Ha
  5. Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha

 Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar  265 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
  • Tokë e pakultivuar 15 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
  1. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.