Bashkia e Shkodrës ndalon tregtimin e pulave, zogjve dhe gjelave të detit
Bashkia e Shkodrës ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar që nga dita e nesërme do të ndalohet tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Ky vendim i Bashkisë Shkodër vjen pas urdhërit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren.
Njoftimi nga Bashkia Shkodër:
Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:
Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



