E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Tiranës, 5 miliardë lekë pa garë për kompaninë “Gjikuria”
Publik News

Bashkia e Tiranës, 5 miliardë lekë pa garë për kompaninë “Gjikuria”

Kompania “Gjikuria” ka fituar vetëm tre tendera në Bashkinë e Tiranës, gjatë mandatit të Erion Veliaj. Por, bazuar në shprehjen “pak e saktë”, kompania e ndërtimit ka përfituar rreth 5 miliardë lekë të vjetra. Dhe, në të tre rastet, Bashkia e Tiranës ka bërë gjithçka që “Gjikuria” të fitojë tenderat e bollshëm pa garë.

Në bazë të të dhënave të portalit të specializuar “openprocurment.al”, rezulton se kompania “Gjikuria” është shpallur fitues në tre tendera të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës në periudhën 2017-2019, të cilësuar “me flamur të kuq”.

Në këto tendera, janë skualifikuar të gjithë konkurentët e tjerë , duke mbetur në garë vetëm fituesi, kompania “Gjikuria”.

Konkretisht:
1. Në Korrik 2017, kompania “Gjikuria” u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, për “Rikonstruksionin e aksit Rruga ‘Qemal Stafa’ – Rruga ‘Bardhyl’”, me vlerë 1.65 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 2 miliardë lekë të vjetra, bashkë me TVSH).

Në këtë tender kanë marrë pjesë 7 konkurentë. Në përfundim të procedurave, Komisioni i tenderit i Bashkisë së Tiranës ka skualifikuar 6 konkurentë, duke lënë në garë vetëm “Gjikuria”, e cila u shpall fituese.

LEXO EDHE  Lajme të këqija/ Ja si ndryshon moti mbrëmjen e sotme dhe nesër

2. Në Janar 2019, kompania “Gjikuria” u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, për “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I”, me vlerë 2.1 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 2.5 miliardë letë vjetra, bashkë me TVSH).

Në këtë tender kanë marrë pjesë 11 konkurentë. Në përfundim të procedurave, Komisioni i tenderit i Bashkisë së Tiranës ka skualifikuar 10 konkurentë, duke lënë në garë vetëm “Gjikuria”, e cila u shpall fituese.

3. Në Shtator 2019, kompania “Gjikuria” u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I”, me vlerë 1.1 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH).

Në këtë tender kanë marrë pjesë 4 konkurentë. Në përfundim të procedurave, Komisioni i tenderit i Bashkisë së Tiranës ka skualifikuar 3 konkurentë, duke lënë në garë vetëm “Gjikuria”, e cila u shpall fituese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.