E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Bashkia po shkel ligjin, tenderi për ndërtimin e Teatrit ka skaduar’
Publik News

‘Bashkia po shkel ligjin, tenderi për ndërtimin e Teatrit ka skaduar’

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publike një dokument që tregon se afati për tenderin e shpalluar nga Bashkia për ndërtimin e teatrit ka skaduar. Bashkia e Tiranës shpalli gjatë verës vendimin për tenderin e teatrit, por siç shihet nga fotoja e publikuar, nuk është bërë asnjë kërkesë nga ndonjë kompani për marrjen përsipër të projektit. Aleanca shprehet se kjo është një përpjekje për të grabitur pronën publike dhe nuk ka asnjë projekt apo ofertë. Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ndërtimi i teatrit të ri do nisë në janar të vitit që vjen.

Deklarata e plotë e AMT

Prej një muaj ka skaduar afati për shpalljen e vendimit të tenderit mbi projektin e Teatrit, që Bashkia shpalli gjatë verës.

Megjithëse kemi bërë një kërkesë për informacion për të marrë të gjithë dokumentet e paraqitura për tenderin, në shkelje të ligjit Bashkia refuzon ti dorëzojë ato.

E vërteta është që nuk ka as projekte, e as oferta, thjesht një përpjekje banale për të grabitur truallin publik nga dyshja Rama-Veliaj dhe klientët e tyre.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.