E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia Tiranë, më shumë buxhet për bileta avionësh se sa për të rinjtë e të sëmurët
Publik News

Bashkia Tiranë, më shumë buxhet për bileta avionësh se sa për të rinjtë e të sëmurët

Partia Demokratike denoncoi sot se Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 230 mijë euro vetëm për bileta udhëtimesh jashtë vendit gjatë vitin 2019, rreth 19 mijë euro çdo muaj.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD publikoi të gjitha shpenzimet e bashkisë për bileta avionesh dhe theksoi se buxheti për bileta është më i lartë se buxheti për projektet rinore apo për personat me paaftësi për vitin 2020:

“Për udhëtime jashtë shtetit [Bashkia Tirane] ka harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine në vitin 2020 – vetëm 150 milion lekë. Më shumë para sesa parashikohen për projektet për gratë në vitin 2020-vetëm 100 milion lekë. Më shumë para sesa parashikohen për qytetarët me sëmundje apo paaftësi- vetëm 156 milion lekë!”

Po ashtu krahasuar me Presidencën, që është institucioni që duhet përfaqësojë Shqipërinë jashtë vendit, sërish Bashkia Tiranë ka shpenzuar më shumë para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.