E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkimi dhe kursi perëndimor na shpëton nga llumi i kombit
OP-ED

Bashkimi dhe kursi perëndimor na shpëton nga llumi i kombit

Si çdo shoqëri tjetër, edhe ajo shqiptare ka llumin e saj të bollshëm, por kurrë më parë se sot ky llum nuk ka qenë kaq në sipërfaqe ku çdo dështak në profesionin e vet është bërë politikan rangu, çdo bandit është bërë investitor strategjik, çdo mashtrues është bërë udhëheqës fetar, çdo budalla është bërë militant, çdo skuth është bërë patronazhist, çdo tradhëtar është bërë patriot.
Sa më shumë zbrazet vendi nga njerëzit e tij të ndershëm, aq më shumë ky llum mbizotëron.

Ndaj kjo protestë duhet mbështetur nga të gjithë, nga çdo forcë progresiste brenda dy partive kryesore të ndara përfundimisht nga e kaluara, nga çdo parti e re antisistem, nga çdo elitë përparimtare dhe e pavarur, nga çdo grup interesi e prodhuesve dhe punonjësve të ndershëm të këtij vendi dhe nga çdo qytetar që e do atdheun dhe kombin e tij.

Dy parimet bazë që na la Ati i kombit duhet të jenë deviza jonë: vetëm bashkimi bën fuqinë dhe vetëm kursi perëndimor na shpëton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.