E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkimi i PD/ Bardhi flet  për Jorida Tabakun:  Ka bërë opozitië të fortë, po i japim kohë për të marrë vendimet
Lajme

Bashkimi i PD/ Bardhi flet për Jorida Tabakun: Ka bërë opozitië të fortë, po i japim kohë për të marrë vendimet

Pas bashkimit të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës, mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Një ndër to është edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila nuk qëndron në grupimin e asnjë pale.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së.

Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa zëdhënësja, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.