E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkitë miratojnë kërkesat e para për bonusin e qirasë
Publik News

Bashkitë miratojnë kërkesat e para për bonusin e qirasë

Ndërtesa e parë e shembur në Tiranë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti është godina numër 15 në Qytet Studenti. Pas vlerësimeve të bëra disa ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët.Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (5)

Dhe pse e ndërtuar si konvikt studentor, prej vitesh në këtë ndërtesë jetonin qytetarë, të cilët i paguanin shtetit qira mujore. Prishjet e godinave të shpallura të pabanueshme do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Bashkia e Tiranës, e Durrësit dhe ajo e Lezhës kanë miratuar me vendim pagesën e plotë të qirasë për familjet e prekura nga dëmtimet.

Me anë të një videoje, u bë i ditur miratimi i vendimit dhe dokumentet që duhen të dorëzohen nga qytetarët, në mënyrë që të përfitojnë. Kështu, qytetarët duhet të dorëzojnë një vërtetim nga Njësia Administrative që banesa rezulton e pabanueshme, akt-konstatimin nga Instituti i Ndërtimit, që vlerëson të pabanueshme godinën ose për t’u prishur, duhet gjithashtu një certifikatë familjarë dhe të dhënat e llogarisë bankare.

 

Në Tiranë është miratuar për 922 familje, deri më tani 554 janë shpërndarë dhe 5 familje janë akomoduar në banesa me qira. Ndërkohë në Durrës është miratuar për 660 familjet e para që kanë aplikuar. Nga të dhënat e bëra publike deri më tani, në Durrës janë shembur 39 objekte dhe puna për verifikimin e ndërtesave vazhdon.lezhe-termeti-659x330

LEZHË

Edhe Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhje, Këshilli vendosi që pagesa të bëhet sipas vlerës së tregut dhe në vendimet që janë marrë, thuhet se: Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt-konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin: Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi dhe aktin e konstatimit të gjendjes fizike të objektit.

VERIFIKIMET

Në Bashkinë e Lezhës nuk ka përfunduar ende procesi i verifikimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti dhe në këto kushte akoma nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve apo të familjeve që kanë ngelur të pastreha nga kjo fatkeqësi natyrore. Nga ana tjetër, disa pallate të ndërtuara para viteve ’90 janë nxjerrë të pabanueshme nga verifikimet fillestare, por që inxhinier më të specializuar do të rikthehen sërish në këto objekte për të dhënë vulën përfundimtare dhe nëse do nxirren të pabanueshme, bashkia, nëpërmjet Këshillit Bashkiak, do të vendosë shembjen e tyre. Deri më tani, në Bashkinë Lezhë janë evakuuar 61 familje me 223 banorë, një pjesë e të cilëve janë strehuar në hotelet e Shëngjinit, në palestrën e Gjimnazit “Hydajet Lezha” ndërsa të tjerë te të afërmit e tyre.3

REAGIMI

Ndërkohë, këshilltari bashkiak i Lezhës, Agostin Marku, thotë se nuk ka pasur mbledhje Këshilli për miratimin e pagesës së qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Marku shkruan se pas anulimit të mbledhjen së 27 nëntorit, Bashkia Lezhë nuk ka bërë asnjë mbledhje tjetër. Marku shprehet i çuditur për lajmin e vendimit të Këshillit Bashkiak që ka miratuar pagimin e qirasë. “Si rezultat i situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit, mblidhen në mënyrë permanente Këshilli i Bashkisë Tiranë e Durrës dhe marrin vendime të rëndësishme.

Këshilli i Bashkisë Lezhë anulon mbledhjen që kishte planifikuar më 27 nëntor dhe deri sot nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nga media çuditërisht mësoj se është shpallur një vendim në datën 06.12.2019, sikur është vendim i mbledhjes së këshillit të bashkisë. Guxim i tepruar i kujtdo që ka ndërmarrë një hap të tillë për t’u shprehur në emër të një organi vendimmarrës, siç është Këshilli. Ruajna zot nga veprime të pazakonta në një situatë të jashtëzakonshme në Lezhë!”, shkruan këshilltari i PDS, Agostin Marku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.