Basti i humbur i Fidelit dhe bastet “e ligjshme” që burgosin ende njerëz
Më 1 prill hyri në fuqi ligji për bastet. Ose më saktë rikthimi i tyre, pas operacionit të vitit 2019 “Fundi i marrëzisë” që u rrek të mbyllte kumarin në Shqipëri, por në fakt vetëm sa e spostoi këtë biznes të gjithin në paligjshmëri dhe i shkaktoi miliona euro dëm shtetit nga taksat që duhej të paguheshin, por shkurtoi edhe qindar vende pune të delaruara. Pas 4 vitesh dështim, qeveria e pranoi se kishte dalë huq me një inciativë të pastudiuar dhe aspak efikase. Rihapja e basteve duhej të kishte një justifikim “të fortë” dhe për këtë u përdor sporti. I pari që u përdor në fakt ishte Fidel Ylli, ish-sportist, ish-deputet dhe aktualisht president i KOKSH. Në emër të sportit qeveria e coi Fidelin pothuajse për disa muaj ne cdo studiu TV që të kërkonte rihapjen e basteve dhe një përqindje e madhe e taksave ti shkonte sportit dhe federative për investime. Ide e studiuar mirë nga propaganda qeveritare që u përkrah fuqimisht edhe nga federatat parazitare që vetëm presin para nga shteti, pa pasur asnjë ide se sim und ta zhvilloknë sportin që drejtojnë dhe pa asnjë plan marketing.
Pas fushatës së fidel Yllit, fjalën e mori qeveria dhe ishte Rama ai që pranoi se bastet do të riktheheshin, por vetëm online dhe të formalizuara. Cështja shkoi në parlament, u miratua dhe ligji hyri në fuqi më 1 prill. Një “dreq” dite që i parapriu në fakt një gënjeshttre të madhe. Sepse edhe sot bastet nuk janëe formalizuar, vazhdojnë të operojnë në të zezë dhe vazhdoijnë të shmangin taksa. E ngacmuar sporadikisht nga media, qeveria nxirrte shpesh herë papagallët e saj se pas hyrjes në fuqi të ligjit duhehsin 6 muaj për të hartuar aktet nënligjore dhe të tjera burokraci. As kjo nuk pi ujë më sepse nuk ndryshoi asgjë edhe pas 6 muajsh. Bastet vazhdojnë në të zezë, dhe njerëz vazhdojnë të arrestohen. Po, po arrestohen njerëz, të cilët pasi dëgjuan Fidelin ër muaj me radhë në Tv menduan se gjithcka u kthye ligjore dhe se nu dënohesh më, por ja që gjatë 2024 ka plot raste kur njerezit kanë përfudnuar në burg për baste. Ata që luajnë, sepse ata që i organizojnë ato në të zezë dhe shmangin taksat, nu u hyn gjemb në këmbë.
Po pse nuk legalizohen bastet? Disa thonë se qeveria, e cila përcakti vetëm 10 licenca nuk po di kujt tia prishë dhe kujt tia ndreqë tani që është kohë zgjedhesh dhe ata që i sigurojnë vota janë pak më shumë se 10 në gjithë vendin…
Ndërsa ka edhe një version tjetër se presioni i atyre që sot i kontrolloknë bastet në të zezë është i madh për të vazhduar edhe ca kohë kështu, pa taksa dhe me lekë qyl.
Fakt është që 7 muaj nga miratimi i ligjit të basteve Fidel Ylli e humbi bastin për ti formalizuar, qeveria po ashtu, ndërsa njerëzit ende shkojnë në burg se përse luajnë ndonjë skedinë./vna
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


