E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Batuta dhe parashikimi i Ramës: PD dhe LSI do bashkohen

Në një bashkëbisedim me qytetarët durrsakë, Rama foli për një koalicion të madh opozitar, që sipas tij do të jetë një koalicion interesash.

“Keni për ta parë se si ata do të bashkohen. Do të bashkohen dhe nuk do jenë më disa në çadër dhe disa jashtë çadrës. Do bëhet një opozitë e madhe dhe një koalicion i gjerë interesash. Keni për ta parë”, tha Rama.

Nga Durrësi, Rama ka sulmuar drejtorët e LSI që punojnë në administratë.

Sipas Ramës, ata hyjnë te ai grupim që ai e ka cilësuar si “policia gri”, që vënë gjoba në çdo institucion apo inspektorat që drejtonin.

“Ishte njëri madje, që më çoi edhe mua SMS. Voto 1-shin që të jesh i lumtur. Këta shushunja do të largohen”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.